Gjendet një person i vdekur në Elbasan, policia jep detajet e para

169
Sigal

Një person është gjetur i vdekur në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit këtë të enjte.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi Xh. B., 65 vjeç. Mësohet se ai ka humbur jetën fare pranë banesës ku jetonte, dyshohet për shkaqe natyrale.

Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 03.02.2022, rreth orës 11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.