Gjendet një person i pajetë në lumin Lana

210
Sigal

Një 65-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në Tiranë. Sipas policisë, personi është gjetur nga banorë të zonës, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”.

Ndërkohë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.