Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Durrës. Policia informon se i pajetë është gjetur një roje parkimi, 56-vjeç.
Sipas grupit hetimor, viktima mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një infrakti.
Njoftimi i policisë:
Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.



















