Gjendet në afërsi të Durrësit skafi i humbur, me Jahajn edhe një italian në gjendje të rëndë shëndetësore

481
Sigal

Më në fund është gjetur
dhe skafi i humbur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ku Ardian
Jahaj dha në orën 06:00 të mëngjesit alarmin se i ishte mbaruar karburanti dhe
kërkon ndihmë.

Jahaj ka njoftuar djalin
e tij, e më pas ky i fundit ka njoftuar policinë kufitare. Menjëherë është
njoftuar dhe ushtria.

Ilir Çobo, Kapiteni i
anijes ushtarake “Iliria” ka thënë rreth orës 16:40 minuta se e kanë gjetur
skafin me Jahajn në të dhe po e sjellin në Durrës.

Bashkë me Jahajn në skaf
është edhe një qytetar italian. Të dy duket se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.