Gjendet i shkrumbuar automjeti në Elbasan, mund të jetë përdorur nga persona me rekorde kriminale

356
Sigal

Në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Automjeti i shkrumbuar mësohet se është gjetur i braktisur në fshatin Gracen. Bëhet fjalë për një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK.

Raportohet se makina mund të jetë përdorur nga persona me rekorde kriminale dhe është braktisur në këtë zonë ku ka shumë pak lëvizje.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin dhe e kane braktisur duke i venë flakën.

Makina është transportuar me karroatrec në Drejtorinë e Policisë.