Gjendet i pajetë në rrugë 45-vjeçari në Fier, policia jep detajet

49
Sigal

Një 45-vjeçar me inicialet D.G, banues në Fier është gjendur i pajetë në rrugë, në lagjen “Apollonia” në Fier. Sipas policisë dyshohet se 45-vjeçari të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, dhe se nuk janë konstatuar shenja dhunë

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Apollonia”, Fier, është gjetur në rrugë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi D. G., 45 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.” thuhet në njoftimin e policisë.