Gjendet i pajetë 80 vjeçari në Tiranë, policia jep detajet e para

334
Sigal

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mëngjesin e kësaj të mërkure.

Policia thotë se bëhet fjalë për një të moshuar që dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2020, rreth orës 08:55, në rrugën “Budi”, në banesë, është gjetur pa shenja jete, i vet’varur shtetasi H.Ç., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.