Gjendet i pajetë 39-vjeçari në “Kodrat e Selitës”, kishte humbur gjurmët 2 ditë më parë

205
Sigal

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës”. Policia bën me dije se 39-vjeçari është larguar nga banesa rreth dy ditë më parë.

“Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021”, njofton policia.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.