Gjendet adoleshentja e zhdukur prej 1 muaji, arrestohet shqiptari

196
Sigal

Një 17-vjeçare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 3 qershorit në zonën e Haidari në Greqi është gjetur.

Mediat greke raportojnë se pas zhdukjes së adoleshentes Amanda fshihej një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore.

Për këtë ngjarje është arrestuar një shqiptar i cili dyshohet se rrëmbeu dhe mashtroi të miturën.

Shoqata ‘Buzëqeshja e Fëmijës’ ka njoftuar se 17-vjeçarja është gjetur nga oficerët e policisë të Departamentit Anti-trafik të Sigurisë së Atikës.