Gjenden 3 trupat e pajetë të minatorëve kinezë në minierën e Bulqizës

545
Pas 6 ditësh janë gjetur mbrëmjen e sotme trupat e pajetë të 3 minatorëve kinezë që mbetën të bllokuar në minierën e Bulqizës pas shpërthimit të hidrogjenit. Sipas të dhënave të para trupat janë gjetur në nivelin e 21-të të minierës, ndërkohë që ende nuk janë nxjerrë në sipërfaqe. Pritet që trupat të nxirren rreth orës 23:00. Për ngjarjen ka pasur një interesim të herë pas hershëm edhe të ambasadës kineze si dhe ishin angazhuar një numër i madh forcash për gjetjen e tre minatorëve që fatkeqësisht humbën jetën.
Sigal