Gërryenin lumin Mat dhe merrnin inertet, vihet në pranga pronari i një subjekti

38
Sigal

Pronari i një subjekti në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.

Blutë njoftojnë se shtetasi Përparim Kurti, 48 vjeç, është arrestuar, pasi subjekti të cilin ai kishte në pronësi, gërryente lumin Mat dhe merrte inertet.

NOA

Bëhet me dije se vprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, zbulohet një subjekt në Milot, ku kryhej në kundërshtim me ligjin, veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT, operacioni policor i koduar “Riverside”.

Vihet në pranga pronari i subjektit. Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 2 000 000 lekë.

Sekuestrohen 3 mjete të rënda (1 kamionë, 2 ekskavatorë) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve të vazhdueshme, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.

Gjatë operacionit, në Milot, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit P. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 mjete të rënda (1 kamionë, 2 ekskavatorë) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i këtij subjekti, shtetasi Përparim Kurti, 48 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.

Gjithashtu, iu vendos masa administrative 2 000 000 lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme në këtë subjekt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve, në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse. Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.