Gazeta Telegraf/Rama merr pjesë në Samitin e Migrimit në Vjenë, të pranishëm Merkel dhe Vuçiç

452
Sigal

Në Vjenë po zhvillohet Samiti “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike”, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama merr pjesë në këtë samit me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern, ndërsa pjesëmarrës janë edhe një sërë krerësh qeverish.

Vlen për t’u theksuar se në këtë samit merr pjesë edhe kancelarrja gjermane, Angela Merkel si dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç si dhe pesë kryeministra të tjerë nga rajoni.

Nga Bashkimi Evropian, merr pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.