Gazeta Telegraf/ Nënkontraktori i rrugës Lin-Pogradec ndërpret punimet,por paratë i ka marrë kontraktori

528
Sigal

Rruga Lin-Pogradec, 950 metër për 9.5 milionë Euro,
braktisur pa… afat!

 

Gazeta “Telegraf”, denoncoi 3 ditë më parë skandalin e
braktisjes së rrugës nacionale Lin-Pogradec me gjatësi 950 metër dhe me vlerë
9.5 milionë euro e cila ka mbetur gërmadhë në mes të aksit Qaf-Thanë Pogradec, pa
u përfunduar. Se përse u la pa përfunduar vetëm kjo gjatësi rruge 950 metër, këtë
e dinë ata që bënë tenderin, që lidhën kontratën, që mbikëqyrën punimet, që
morrin në dorëzim punimet copa-copa, që futën rrugën në shfrytëzim pa
përfunduar dhe që lanë pa nisur punimet vetëm këtë gjatësi rruge prej 950
metrash,për të cilën me urdhër “rrufe” nga lartë akorduan fondin 9.5 milionë
Euro! Kjo gjatësi rruge nisi ndërtimin, por firma i ndërpreu punimet disa ditë
më parë, duke stakuar makineritë e larguar punëtorët! Gazeta “Telegraf” e
denoncoi këtë skandal e turp kombëtar të par nga e gjithë bota dhe e provuar në
kurriz nga turistët vendas e të huaj si një masakër fizike e stresuese! Mirëpo
dje, një teknik i firmës që ka marrë përsipër me nënkontraktim ndërtimin e këtyre
950 metrave rrugë, foli në emisionin televiziv “Koha për t’u zgjuar”, duke përgënjeshtruar
gazetën “Telegraf”, me një një miratim të faktit, që punët janë ndërprerë.
Tekniku i firmës, tha: “Punët janë ndërprerë e nuk po punohet në rrugë, por
makineritë janë në kantier e nuk janë larguar. Shkak është fakti, që firmës nuk
i janë bërë pagesat e punimeve dhe të punonjësve nga… kontraktori! Po cili është
kontraktori, që paska pasur aq “fuqi”, sa 950 metër rrugë iu dhanë me 9.5
milionë euro? A ka lidhje kontraktori që “nuk duket”, me ndonjë “fuqi” në
kupolën e “Rilindjes”? Përse nuk detyrohet nga shteti, të shlyej pagesat e
punimeve ndaj “hyzmeqarit” që ka pajtuar me një përqindje lëmoshë për të kryer
punimet? A mund të përgjigjet qeveria dhe drejtoria e rrugëve, se cili është
kontraktori real i 9.5 milionë eurove të kësaj rruge 950 mijë metër gjatësi?!
Kur do të përfundoj kjo pjesë rruge e mbetur gërmsdhë dhe e braktisur pa…
afat?!