Sipas gazetës greke “TaNea” faktet mbi gjyqtaren u mbuluan politikisht kur asaj i duhej të përballej me procesin e vettingut në vitin 2019. “Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem dhe e skualifikoi. Më pas ajo u ankua dhe komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull, -vijon artikulli. Sipas tij, ky fakt i njollës në karierën e gjyqtares Gjoka dhe më pas shpëtimi që iu bë asaj për arsye politike e bën atë të njëanshme në shqyrtimin e procesit kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. “Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është – sipas shumë ndjekësve të çështjes – e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme dhe negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleri”- përfundon artikulli.