Gara për rektoratin, mbyllet proçesi tek UT

615
Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin i janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Universiteteve. Procesi ka nisur që prej orës 8:00 dhe ka pak minuta që ka përfunduar brenda orarit zyrtarë të orës 16:00. Majlinda Keta kryetarja e Komsionit Institucional Zgjedhor ne UT ka konfirmuar se kanë votuar 98% e stafit pedagogjik. Rreth 65% e studentëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës ndërkohë që ata që kanë mbetur duke pritur në rradhë pritet të votojnë brenda minutave të fundit pas mbledhjes së mjeteve të identifikimit. Më herët, Mynyr Koni, kandidat për Rektor në UT, është shprehur se jo vetëm nuk do të tërhiqet nga gara për Rektor, por ka shfaqur edhe abmicjen e tij për t’u shpallur fitues.
“Gara të jetë e lirë, pa presion dhe pa incidente”, apeloi ai. 
Ndërsa kandidatja tjetër për rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra në një prononcim për mediat, ka thënë se, çdo votë e hedhur sot në kutitë e votimit nga studentët apo pedagogët duhet që të lexohet mirë, ndërkohë që ajo nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen. Ajo ka theksuar se duhet të respektohet universiteti dhe kjo ditë shumë e rëndësishme për të. Sa i takon çështjes së procesit të votimit, Dibra nuk ka pasur ndonjë pretendim për parregullsi. 
Monitorimi u krye nga 170 vëzhgues të zgjedhur nga kandidatë, mes tyre dhe 20 të rinj nga Këshilli Rinor i Ambasadës amerikane në Tiranë. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit, u angazhuan edhe forca të policisë së Tiranës, por që votimi shkoi pa asnjë incident.
Sigal