Ganaj: KLD pati në ‘dorë’ shkeljet e gjyqtarëve, por nuk bëri asgjë!

534
Sigal

TIRANE – Në tyrezën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka pasur dosje të “rënda” të zyrtarëve që kanë fshehur pasurinë dhe raste të konfliktit të interesit, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre. Këtë shqetësim i ka shprehur kreu i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku zhvilloi një seancë dëgjimore në lidhje me raport progresin e fundit të Komisionit Europian për vendin tonë.
 
Rast i denoncuar nga ILDKPI ishte edhe gjyqtari i Apelit Tirane, Gjin Gjoni, i cili eshte kallezuar edhe ne prokurori per fshehje te pasurise 2 milione euro.

Rekomandimi i Ganajt përballë kësaj situate është firmosja e memorandumit të bashkëpunimit mes ILDKPI dhe KLD-së, por deri më tani kjo nuk është realizuar, tha Ganaj, për faj të tyre.