Galletti-Koka: Italia do mbështesë Shqipërinë në sektorin e mbetjeve

482
Shqipëria ka marrë mbështetjen e Italisë sa i takon sektorit të mjedisit dhe konkretisht të mbetjeve. Gjatë takimit zyrtar që ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi me homologun e tij Gian Luca Galletti.
Iltalia do të të ofroje eksperincen dhe ekspertizën e saj ne menaxhimin e mbetjeve. Në fjalën e tij Ministri Koka i kërkoi homologut italian që t’i bëjë thirrje investitorëve italianë që të investojnë në fushën e mbetjeve, agro-turizmit etj.
“Shqipëria ndihet shumë afër me Italinë në çdo aspekt. Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë reforma të thella legjislative dhe institucionale. Qeveria shqiptare ofron një terren pozitiv për investitorët e huaj”, deklaroi ministri Koka.
“Përveç miqësisë tejet të ngushtë midis dy vendeve tona, mjedisi na lidh edhe më shumë me njëri-tjetrin. Ne do të ofrojmë eksperiencën tonë më të mirë në ndihmë të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe gjithashtu ekspertizën tonë për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Së shpejti do të vij në Tiranë dhe gjatë vizitës sime jam i bindur që do të diskutojmë për çështje konkrete dhe që do të kenë filluar”, deklaroi ministri Galleti. Ministri Koka zhvilloi gjithashtu një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të 8-të të Mjedisit të Dhomës së Deputetëve, Ermet Realacci.  
Sigal