Udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe pa e prishur terezinë
që ishte në një kryqëzim, ndaj ka përplasur nga mbrapa një furgon policie. Ngjarja
është regjistruar sot në aksin Fushë Krujë- Milot, saktësisht në kryeqëzimin e
Patokut, aty ku djali i kryebashkiakut të Laçit, Kjeldi Bardhi ka përplasur nga
mbrapa furgonin e patrullës së policisë.
Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me
urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njëri nga efektivët si dhe kanë
mbetur të plagosur 3 qytetarë të tjerë, që po mbahen në spitalin e Lezhës.
Detaje të tjera nga aksidenti pritet të bëhen të dituara në
minuatat në vazhdim