Fushë-Krujë/ Makina përplas motorin, plagoset rëndë drejtuesi

378
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Fushë Krujë-Durrës. Rreth orës 18:00 një mjet tip Golf me targa AB 969 AA është përplasur me një motor, në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës.

Si pasojë e përplāsjes është dëmtuar rënde drejtuesi i motorit dhe është derguar me urgjence drejt Tiranës, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e makinës Golf.