Fundjavë e nxehtë/ Ja çfarë po ndodh me temperaturat

58

Ditën e enjte do të mbizotërojë mot i kthjellët në vendin tonë.

Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës të cilat në juglindje do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave të karakterit lokal, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 19°C deri në 38°C

zonat bregdetare 20°C deri në 35°C