“Fshihen aksionerët e aferës 4 miliardë euro”/ Marrëveshja për portin e Durrësit, Berisha: Mban firmën e Edi Ramës, BE anuloi grantin

123
Sigal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare për Portin e Durrësit, ndërsa tha se ajo mban firmën e vetë Edi Ramës, pasi ish-ministri Arben Ahmetaj ka refuzuar ta nënshkruajë.

Ndër të tjera Berisha ka akuzuar kryeministrin se po fsheh aksionerët e një afere që shkon të paktën 4.4 miliardë euro dhe se KE nuk e ka pezulluar, por e ka anuluar grantin për portin e Durrësit.

Sipas ish-kryeministrit, Rama ndan 60% të aksioneve për Portin me vëllanë Olsi Rama dhe “klanin” e tij.

“Si rrallë në historinë e tij Kuvendi vijoi punimet deri në 3 e 15 të natës. Për një parlament serioz kjo nuk ndodh, ajo që ndodhi mbrëmë në Parlament, ata që e ndoqen konstatuan më shumë se cdo gjë tjetër, solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste.

Solidariteti në një krim të paprecedentë që kryhet duke noterizuar me votën e tyre në papërgjegjësi absolute grabitjen e portit të Durrësit nga Rama dhe klani i tij.
Dy vite më parë Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit, do të shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe e porti i ri do ndërtohet në Porto Romano po nga kompania Emaar, që do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Durrësit.

Kjo ishte deklarata e tij. Cila është historia e këtij procesi? Plaçkitja më gjigande që mund të jetë bërë. Kurrë një kolonizator nuk ka bërë një grabitje të tillë siç po bën Rama.

Gradualisht, Emaar, shet 100% të aksioneve. Kush i bleu aksionet?

Për t’i rënë shkurt, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabbar, një miliarder arab, por 60% të tyre nuk dihet kush. Rama nuk thotë emrat se është vetë me vëllaun e tij dhe klientelën e tij.

A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë! Këta aksionerë i kanë financat offshore, janë të Ramës e Olsi Ramës në radhë të parë, pastaj të enturazhit të tyre të përzgjedhur.

Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që nuk firmoset kurrë nga kryeministri. por kjo marrëveshje ka direkt firmën e Ramës. Ndoshta Arben Ahmeti nuk ka pranuar të firmosë, nuk e di.

Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, marrëveshjen e stabilizim asoocimit të Shqipërisë me 30 e ca vende të BE.

A kishte garë? Asnjë garë, marrëveshja e kaluar me shpejtësi si kaluan djegësat me urgjencë në parlament, thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimeve të gjithë veprimtaritë në kundërshtim me ligjet.

Rama miratoi një ligj special për veten e tij. Akti i parë KE anulloi grantin 28 milionë euro për portin e Durrësit.

Që dje, nuk është pezulluar, është anulluar”-tha Berisha.