“Fshehët numrin e të vdekurve nga koronavirusi” / Dy ekspertët debatojnë në lidhje me menaxhimin e pandemisë

246
Sigal

Mjekja Liljana Ramasaço dhe ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja kanë zhvilluar një debat në një emision televiziv në lidhje me faktin sesi po e menaxhon vendi ynë pandeminë e koronavirusit.

Mjekja e njohur tha se qeveria ka fshehur numrin e të vdekurve nga koronavirusi dhe se qeveria bën propagandë.

 Ndërsa, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja theksoi se Shqipëria e ka situatën e Covid-19 nën kontroll.

Gjergji Koja: Sistemi shëndetësor iu përgjigj menjëherë situatës së koronavirusit. Covid-19 gjeti në vështirësi edhe OKB-në. Kemi situatën nën kontroll. Ju kishit ca rrangallë.

Liljana Ramasaço: Flisni për suksese, vërtetë e keni. Keni harxhuar miliona euro. Bëni demagogji. Nuk mund të bëjmë demagogji këtu.

Gjergji Koja: Ju nuk din i të bëni akoma llogari matematike, jo të bëni gjë tjetër.

Liljana Ramasaço: Shqipëria ka 1 502 raste për 100 mijë banorë, shumë më pak se vendet e rajonit. Janë të dhëna të OBSH-së këta, nuk i shpik unë. Pse nuk i çoni të sëmurët në Covid-3 dhe Covid-4?

Gjergji Koja: Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 trajtojnë të sëmurë që nuk janë aq rëndë sa Covid-1 dhe Covid-2.   Kjo opozitë del e akuzon për fshehje të të vdekurve, absurde.

Liljana Ramasaço: Turpin e keni ju, që fshehët numrin e të vdekurve nga koronavirusi.