Fshehën pasurinë, ILDKP kallëzon 11 zyrtarë…edhe punonjës të saj

560
Sigal

TIRANE – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë kallëzim ditën e sotme për 11 zyrtarë të administratës shtetërore, nën akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ILDKPKI, e cila në njoftimin e saj thekson se ndaj zyrtarëve krahas kallëzimit penal në prokurori, janë marrë edhe masa administrative.

Në mesin e personave të kallëzuar nga ILDKP bën pjesë një drejtor në Ministrisë e Mbrojtjes, zyrtarë të tatimeve dhe të doganave si dhe një zyrtar pjesë e Institucionit të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.

Më poshtë personat e kallëzuar nga ana e ILDKP-së:

Margret Plloçi, për funksionin Inspektor i Lartë, ILDKPKI
Jetnor Gjoka, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve
Jonida Spahija, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave
Manushaqe Kromollari, për funksionin Përgjegjës Operacionesh, Drejtoria Përgjithshme e Doganave
Ylljon Hasanaj, për funksionin Drejtor, Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, Shkodër
Ritvan Hebaj, për funksionin Drejtor, Bordi i Kullimit, Shkodër
Fatmir Qeleposhi, për funksionin Oficer Ndërlidhës, Ministria e Mbrojtjes
Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve
Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave
Arben Lekaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve
Adem Halilaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Mbrojtjes