Fshatrat e Shkodrës 34 ditë nën ujë, Voltana Ademi: Nuk vjen askush nga qeveria!

178
Sigal

Në një intervistë me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në lidhje me situatën që vazhdon prej më shumë se një muaji, pasi disa fshatra mbeten nën ujë.

Ademi tha se shkarkimet nga Kaskada e Drinit janë arsyeja që qindra banesa janë nën ujë tashmë prej 34 ditësh, pasi shkarkimet vazhdojnë që prej datës 20 dhjetor dhe nuk janë ndalur.

E pyetur nga drejtuesja e Radar në Abc, kryebashkiakja tha se në këto fshatra nuk kanë ardhur më përfaqësues të qeverisë për të marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar.

Herën e fundit që kanë ardhur, ka qenë dita kur u takuam me z.Peleshi dhe znj. Ekonomi. Që atë ditë nuk kam parë asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë në terren, siç u tha. Nuk ka ende asnjë reagim dhe situata do të vazhdojë gjatë, deri në fund të marsit” u shpreh Ademi e cila tha se dëmet janë rreth 4 miliard lekë duke llogaritur sipërfaqen e tokës së mbjellë me bimë dhe dëmtime në banesa që kanë vlerë të konsiderueshme.