Fshati Ngraç Mallakastër braktis votimet, banori: Nëse ky popull voton do të sjellë komunizmin

666
Sigal

Një banor i fshatit Ngraç, Mallakastër ka thënë arsyen pse ditën e sotme nuk do të marrë pjesë në procesin e votimeve.

Sipas tij nëse populli sot voton do të djellë komunizmin, ndërsa thekson se një shtetrrethim të tillë Shqipëria nuk e ka parë.

Banori: Ditën e sotme unë jo vetëm që nuk votoj, por nëse ky popull voton do të sjellë komunizmin. Në kohën e komunizmit njerëzit zinin radhën në orën 6 dhe kush të votonte më para.

Unë u vonova pak sa lidha lopën, ishte ora 7:30 dhe më hyri sekretari i byrosë me shqelma, pse u vonove. Më duket se erdhi prap kjo ditë. Shqiptarët nuk e duan këtë ditë. Janë njerëz evropianë. Kemi rënë dakord të gjithë si fshat për të mos votuar dhe nuk ma merr mendja ta shkeli njeri qendrën e votimit.

Mbrëmë natën na prunë kutitë e votimit, e paprecedentë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë shterrethim kështu.