“Frymëzimi më i madh”, Kryemadhi mesazh në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

302
Sigal

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, ka kujtuar diten e Shenjterimit te Nene Terezes, duke kujtuar vargjet e saj, me mesazhe qe kane vlere te madhe per te gjithe.

“Sot është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë njerëzimin, se simbolizon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas shtatvogël por me zemër të madhe. Zemra e saj rrahu fort për të shpërndarë dashuri kudo në botë”- shkruan Kryemadhi.

Mesazhi i Kryemadhit

Shën Tereza, simbol e mishërimi i shenjtërisë hyjnore me vargjet e saja, sot tingëllon më e fuqishme se kurrë.

“Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit.
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.”

Këto janë frymëzimi më i madh për çdo grua, burrë, djalë e vajzë që beson te jeta, te Zoti, te dashuria.
Sot është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë njerëzimin, se simbolizon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas shtatvogël por me zemër të madhe. Zemra e saj rrahu fort për të shpërndarë dashuri kudo në botë!
Nënë Tereza është kudo e pranishme dhe frymëzuese, pasi Ajo ka lënë testamentin e besimit në Zot të pastër dhe të ndjerë në shpirt, optimizmin dhe shpresën gjithmonë fitimtare, thjeshtësinë e admirueshme, dashurinë hyjnore për njeriun, forcën, dhembshurinë dhe përkushtimin për të ndihmuar të gjithë të varfrit, të uriturit, të sëmurët, ata që vuanin e që ishin në vështirësi.