Freskohet koha, të shtunë e të diel bien temperaturat, nisin shirat

597
Sigal

Masa ajri më të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriperëndimore po afrohen drejt territorit të Shqipërisë duke ifluencuar mot me rreshje shiu dhe rënie graduale të temperaturave .

E Shtunë 07 Shtator 2019

E Shtunë dt 07 Shtator 2019 moti do të mbetet  i paqëndrueshëm me vranësira  rreshje shiu dhe stuhi  në pjesën më të madhe të territorit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   14/27°C

Zonat e  ulëta    15/32°C

Zonat  bregdetare  19/29°C
E Shtunë 07 Shtator 2019

Kosova për ditën e Shtunë dt 07 Shtator 2019 moti do të jetë me  vranësira mesatare dhe rreshje shiu në formën e rrebesheve. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes deri në 29°C gradë Celcius në mesditë.

E Diel 08 Shtator 2019

E Diel dt 08 Shtator 2019 moti do të jetë me diell në zonën bregdetare dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk do të mungojnë rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime të konsiderueshme.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   14/29°C

Zonat e  ulëta    15/33°C

Zonat  bregdetare  20/29°C