FOTOT/ Ciklon, borë e temperatura acari gjatë natës, ja si është gjendja e rrugëve nga Jugu në Veri

214

Era e fortë edhe në formë cikloni, reshjet e borës dhe temperaturat nën zero gradë kanë krijuar probleme në disa akse rrugore gjatë natës.

Në një njoftim për median, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije gjendjen e akseve kryesore në vend.

Në rajonin Verior, gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.

Në rajonin Qendror, në të gjitha akset e rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.

Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Ne rajonin Jugor, në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.

Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.

Është punuar me kriposjen e akseve.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.

Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen 🚜 në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.