FOTO+EMRAT/ Akuzohen për vrasje, këta janë dy shqiptarët që kërkon policia

441
Sigal

Policia e Shtetit vijon publikimin e personave të kërkuar, ndaj të cilëve janë dhënë dënime kapitale.

Këta janë të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit të dënuar për vrasje, ngjarje të ndodhura në vitin 2001 dhe 1992.

I dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli

Në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, shtetasi Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Fran Prendi

Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.