FOTO/ Zjarr te “Guri i Capit” në zonën e mbrojtur, pamjet nga vendi i ngjarjes

Zjarr në zonën e quajtur “Guri i Capit” në pjesën e zonës së mbrojtur në kufi me Devollin.  Zjarri ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Punonjësit e zonave të mbrojtura kanë zbritur në terren dhe kanë bërë vlerësimin e zjarrit, ndërsa sot janë 20 forca nga bashkia Korcë, Devolli dhe njësia administrative Drenovë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas punonjësve të zjarrfikëses, zona ku ka rënë zjarri kalohet edhe nga mjetet e zjarrfikëseve çka do i ndihmojë në eliminimin e vatrave.

  • foto galeri
NOA

Po sipas tyre zjarri është sipërfaqësor dhe deri në këto momente nuk ka kapur kurorën. Vatrat janë endë aktive, ndërsa sipërfaqja e djegur nuk dihet akoma.