FOTO/ Revoltohen bizneset në Tiranë, qindra dyqane ulin qepenat: “Na mbylli Ramavirusi”

63

Qindra biznese në kryeqytetet kane zgjedhur sonte një formë të veçantë proteste kundër qeverisë. Dyqane në të gjitha zonat e kryeqytetit kanë ulur qepenët dhe kanë identifikuar Edi Ramën si përgjegjës për gjendjen e tyre ne prag falimentimi.

Mbi qepenat e mbyllur, bizneset kanë vendosur portretin e Ramës me figurën e COVID 19 dhe me lajmërimin “Mbyllur nga Ramavirusi” apo me ironinë e hidhur “Faleminderit për falimentimin”. Që prej urdhrit për mbylljen e bizneseve për shkak të pandemisë, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë kompensime të papërfillshme për ta.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Bizneset thonë se me pagesën 260 mijë lekë në muaj, në rastin më të mirë, nuk mbyllin dot as shoenzumet për taksat, sigurimet, faturat afrofe të energjisë dhe ujit, pa llogaritur pagesën e qerasë.

Bizneset e vogla pohojnë se konsumi është përgjysmuar dhe urdhri i Ramës për fundjavën pa makina e dëmton akoma më shumë konsumin. Për të gjitha këto, revolta e bizneseve në të gjithë Tiranën u shpreh sonte me uljen e qepenëve dhe vendosjen e pankartave që tregojnë kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor.