Një ngjarje misterioze ka ndodhur gjatë mbrëmjes në digën e Liqenit Artificial.
Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur në mesin e shëtitores mjetin luksoz tip ‘BMW’ të shkatërruar. Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.
Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar. Brenda mjetit nuk është gjetur asnjeri, duke lënë të dyshohet se drejtuesi i saj është larguar.
Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet, e sesi ka ndodhur ngjarja. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.