Foto/Ky është 34-vjeçari i vrarë me plumb në kokë

597
Sigal

Një 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Zall Xhuxhë të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Eri Zefi, me banim në fshatin Adriatik të Kurbinit, u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka pikasur trupin e viktimës dhe menjëherë ka njoftuar Policinë në lidhje me ngjarjen. Blutë e Mirditës u nisen menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe nisen hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e Spitalit të Rrëshenit.

Sipas burimeve, ai është qëlluar me një plumb me kokë dhe dyshohet se ka gjetur menjëherë vdekjen. Dyshimet e Policisë janë se ai mund të jetë vrarë gjatë natës së kaluar, ndërsa ende nuk dihet nëse është ekzekutuar në vendin ku është gjetur apo mund të jetë sjellë i vrarë aty.

Vendi ku u gjet viktima është zonë e pabanuar, çka vështirëson punën e grupit hetimor për të zbardhur dinamiken e krimit.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale, çka hedh dyshime se autoret mund të kenë qenë vrasës profesionistë.

Ndërkohë, pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e viktimës për të parë mënyrën sesi mund të jetë ekzekutuar 34-vjeçari Zefi.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të rënë në gjurmët e autorëve.

Gjithashtu, mësohet se janë shoqëruar disa persona në Polici dhe po merren në pyetje familjarë të viktimës për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë së tij.

“Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan-Mirditë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit, i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

rimi ndodhi pas një sherri në lokal në sy të djalit 10-vjeçar të Martin Ndrecës.

Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në paraburgim, në pritje të dënimit që do t’i japë Gjykata e Durrësit. Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit.

Hetimet e Policisë janë përqendruar pikërisht te hasmëria mes dy familjeve, por nuk përjashtohet mundësia që 34-vjeçari të ketë pasur ndonjë konflikt tjetër, çka ka çuar në ekzekutimin e tij me armë zjarri.