Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur nga një numër i madh demokratësh, që ndodhet në oborrin e selisë së PD.
Ata kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, që ndodhet brenda selisë duke zhvilluar një mbledhje.
Berisha ka vajtur në seli para kohe, pasi protestuesit shqyen derën e godinës, para se të niste protesta zyrtarisht.
Berisha tha se në PD janë përgatitur kurthe “nga Edi Rama për të ndihmuar pengun e tij”.
Nga selia është nxjerrë Roland Bejko, të cilin protestuesit e shoqëruan jashtë oborrit të PD, duke e nxjerrë në rrugë.