FOTO-EMRI/ 19 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Turqi

304
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e vogël turk të Zeytinburnu në Turqi.

Serxho Sharra, 19 vjeç, me kombësi shqiptare, ka humbur jetën pas një sherri me thika mes dy grupeve, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 me orën lokale, por shkaqet e sherrit janë ende të paqarta.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

I riu humbi jetën në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditja me mjet prerës, pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e mjekëve.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Sakaq gjendja shëndetësore e shtetasit tjetër me iniciale B. M.mbetet e rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.