FOTO/ E mrekullueshme! Vijnë në jetë 34 foshnja në Tiranë brenda ditës

328
Sigal

Epidemia e koronavirusit dhe izolimi në shtëpi nuk e ka ndalur bukurinë të çelë: 34 foshnja kanë lindur në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, një gjë e pazakontë kjo në kohët normale.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon.

24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID-19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.