FOTO/ Dita e Ujit të Bekuar, Katedralja e Korçës përfshihet nga flakët

543
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Korçës. Katedralja Ringjallja e Krishtit, e cila ndodhet në qendër të qytetit, është përfshirë nga flakët teksa dhjetëra besimtarë ortodoksë ishin mbledhur për aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës së Ujit të Bekuar.
Mësohet se pas mbajtjes se meshës ku ka qenë i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, është përfshirë nga flaket pjesa e brendshme e Katedrales, në vendin ku ndizen qirinjtë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, dhe po punon për neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Sigal