FOTO/ Borë në Llogara, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë

696
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve. Kështu punonjësit e Policisë Rrugore po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë.
Mes të tjerash ata u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me zinxhirë.
“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim. Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor. Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Sigal