FNSH dhe Shqiponjat blindojnë Durrësin, kontrolle të rrepta

245
Sigal

Pas Elbasanit, ku raportohet se janë shoqëruar dy persona, policia raportohet se ka blinduar edhe Durrësin.

Pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, mësohet se në të tre Komisariatet Durrës, Shijak e Krujë ka nisur zbatimi i një plani masash për kapjen e personave në kërkim.

Në rrugët kryesore policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat e FNSH dhe atyre “Shqiponja” kanë nisur kontrolle të imtësishme në makinat që qarkullojnë. Objekt kontrolli janë personat në kërkim, për armëmbajtje pa leje etj.