FNSH aksion të papritur në Elbasan

257
Sigal

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një operacion në Elbasan. Sipas medaive, FNSH po kryen disa kontrolle në zonën e Kombinatit Metalurgjik.

Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në disa ambiente për kapjen e personave të shumë kërkuar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit për këtë aksion, ndërsa pritet detaje më të hollësishme në vijim.