Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, rreth gjashtë mijë qytetarë kanë hyrë në vend vetëm sot

59
Sigal

Një numër i madh udhëtarësh është regjistruar ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Vetëm në hyrje regjistrohen 5,913 pasagjerë, ndërsa sa i përket mjeteve, janë regjistruar 1,332 të tilla pa përfshirë kamionët.

Në këtë port kanë mbërritur deri tani katër tragete, tre nga Bari dhe një nga Ankona, ndërsa deri në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe dy të tjerë.