Fluks në Morinë, mijëra pushues kosovarë presin të kalojnë kufirin

311
Sigal

Në kufirin Shqipëri-Kosovë ka një fluks të madh mjeteve me targa të Kosovës. Pothuajse si çdo fundjavë kufiri dhe Rruga e Kombit vërshohet mijëra makina dhe qindra autobusë me pushues. Mbrëmja e kësaj të diele ka sjellë një tjetër fluks të madh makinash në Morinë. Kosovarët kthehen pas pushimeve duke krijuar radhë të gjata në kufi. Policia Kufitare e Kosovës, mësohet se po punon me kapacitet të plotë dhe me procedurë të përshpejtuar.