Fluks në Kapshticë, shqiptarët ikin për punësimet sezonale

330
Sigal

Në pikat doganore me Greqinë, po rikthehet fluksi i lëvizjes së udhëtarëve pas mbylljes për shkak të Covid-19. Shumë qytetarë shqiptarë po i drejtohen Greqisë për punësimet sezonale. “Na erdhi konfirmimi dhe tani po iki për 3 muaj, nuk e di nëse do të karantinohemi”.

Përzgjedhja e punëtorëve është bërë përmes listave nga kryetarët e Bashkive të qyteteve të juglindjes dhe jo vetëm, aplikim ky që pason më pas me përzgjedhjen nga shteti grek. Mesatarisht çdo ditë kalojnë 50 deri në 60 persona që do të punojnë në bujqësi në vendin fqinj sipas një marrëveshjeje që parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara të 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptarë. Ndërsa në anën tjetër rikthehen shqiptarët.

Një pjesë e atyre që për shkak të pandemisë thyen rregullat e qëndrimit tre mujor në vendet Shengen janë gjobitur. “Na zuri virusi, do të vinim përpara por nuk kishim mundësi se na kërkonte makina 400 euro për person”.