Flet stomatologia: Veshjet mbrojtëse kanë kosto, do rrisim çmimet

291
Sigal

Këtë të hënë, qytetarët i janë drejtuar edhe klinikave dentare për të marrë shërbim.

Orjola Zenelaj, mjeke stomatologe tregon se cdo qytetar pajiset me mjete mbrojtëse, i matet dhe temperatura dhe më pas nis puna.

Veshjet mbrojtëse kanë kosto, ndaj dhe Orjola shprehet se nëse kjo situatë vijon do të reflektohet në rritjen e çmimeve.

“Ndikon negativisht në lidhje me punën sepse shton kohën në poltron, kohën në klinik për cdo pacient. Këto janë kosto që mbulohen nga klinika por nëse kjo situatë vazhdon sigurisht që do të jetë një kosto ekstra dhe shpenzim ekstra kështu që ndoshta në një të ardhme mund të na nevojitet që këto kosto të shtohen tek kostot e shërbimit për çdo pacientë. Orari ne na ndikon shumë negativisht sepse ideja është që në këtë periudhë të gjithë pacientët janë në marrëdhënie pune. Duke qenë se në dy muaj ata nuk e kanë vazhduar punën është e vështirë që ata të marrin leje dhe të vijnë të marrin shërbime dentare”.