Flet prokurori – Nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë në vrasjen e dhunshme të 20-vjeçarit italian

473
Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali dhunimi deri në vdekje për motive të dobëta e një 20 vjeçari italian në komunën e Alatrit.

Por ndryshe sa kanë përcjellë këto ditë mediat, nuk është një bandë shqiptare e asnjë shtetas i vetëm shqiptar autorë të dhunës vdekjeprurëse ndaj 20 vjeçarit.

Këtë fakt e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Prokurori i çështjes Giuseppe de Falco duke komunikuar se për vdekjen e italianit Emanuele Morgani. Janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër, dhe janë vënë nën hetim 7 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit. Motivi i grindjes ka qënë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit. 20 vjecari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij. Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.

Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur “Kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por dhe dhunën në marrëdhëniet humane.
Sigal