• Gazetari i njohur Adi Krasta ka komentuar sot situatën politike në Shqipëri, si edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Sigal

Sipas Krastës, situata politike në vend është dramatike, ndërsa dorëheqja e dy ish-ministrave të Brendshëm Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit, sipas tij është problematikë dhe krizë qeveritare.

“Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare një njeri mund t’i shoh me analizën për të parë vendimin të shkëputur nga rrethanat dhe ndjeshmëritë. Unë për hir të vërtetës nuk e bej. S’jam njeri i politikës. S’flas në TV për t’u votuar, por për t’u kuotuar. E njoh publikun tim. Aq pak sa për të kuptuar që dorëheqja e ministrit të Brendshëm të një vendi është një ngjarje e rëndësishme. Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar të sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimi.  Kjo është ngjarje e rëndësishme për mua. Variacione mbi temë, spekulime, nuk bëj. Unë kuptoj se dorëheqja është e rëndësishme dhe tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet. Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse”, tha Adi Krasta për emisionin “Kjo javë”.