Flamuri i Shqipërisë shfaqet në Katar para ndeshjes Zvicër – Serbi

115
Sigal

Një flamur kombëtar shqiptar është shfaqur në Doha të Katarit, në prag të ndeshjes që Zvicra e zhvillon sonte kundër Serbisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales.

Një foto që po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, është i një tifozi që besohet të jetë shqiptar, i cili është shfaqur në kryeqendrën e Katarit me flamurin shqiptar.

Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë. Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.

Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet të premten.