Virologu Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i Çmimit Nobel për Mjekësinë është shprehur se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.“Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse”, tha virologu.
E vetmja mënyrë për ta mposhtur përfundimisht, sipas Beutler është vaksina. Sipas fituesit të çmimit Nobel, një vaksinë kundër COVID-199 nuk do të jetë në dispozicion para vitit 2021 “dhe deri atëherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lirojmë masat e kontrollit