Fitorja e qëndrë së djathtë, Meta: Italia foli qartë, urime Melonit, Salvinit dhe Berluskonit

68
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar sot “Koalicionin e djathtë” në Itali për fitoren.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta pohoi se janë të vendosur te forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

MESAZHI I METËS
Italy foli qartë!
Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.
Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeë dhe popujve.🇦🇱🤝🇮🇹