Firmoset vendimi, kush është drejtori i ri në krye të Hetimit Tatimor (Emri)

1927
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur caktimin në detyrë të shkodranit Enertil Canaj në krye të Hetimit Tatimor.
Canaj vjen në këtë detyrë të rëndësishme, pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve të shumta në këtë institucion të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama. Enertil Canaj ka lindur në Shkodër dhe është diplomuar për Ekonomi e Financë.
Ai ka punuar më herët si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore në Tiranë si dhe inspektor në Sektorin e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sigal